Lajme

Ministria e Shëndetësisë sërish thirrje qytetarëve

01/01/2022 12:10
nga:Genita C

Ministria e Shëndetësisë edhe në ditën e parë të vitit të ri ka dalë me thirrje për qytetarët të mbrohen nga COVID-19.

MSH sërish ju ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen dhe të mbrohen nga infektimi dhe përhapja e COVID-it.

Kumtesa e plotë:

Marrja e dozës përforcuese kundër COVID-19 do të thotë më shumë mbrojtje nga infektimi dhe përhapja e COVID-19.

Për dozën përforcuese, lajmërohuni në Qendrën më të afërt të vaksinimit, 3 muaj pas dozës së dytë të vaksinës.

Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen!