Lajme

Pejani tenton ta mashtrojë argjendarin duke iu prezantuar si agjent i sigurimeve në Zvicër

01/01/2022 11:45
nga:Gazeta Blic

Një person është arrestuar në Rrugën “Qarshia e Gjatë”, në Pejë, pasi dyshohet se ka tentuar ta mashtrojë një argjendar duke iu prezantuar si agjent i sigurimeve në Zvicër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën pasdite, teksa i dyshuari është arrestuar.

“Rr. Qarshia Gjatë, Pejë 30.12.2021 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është prezantuar si agjent i sigurimeve në Zvicër dhe më pas ka tentuar të mashtroj argjendarin viktimën mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.