Lajme

Një grua u plagos nga plumbi qorr gjatë festës

01/01/2022 08:29
nga:Y I

Shtatë persona janë duke u trajtuar në QKUK pasi morën lëndime duke hedhur fishekzjarrë.

Ndër të lënduarit është edhe një grua e cila mori një plumb qorr në krahë.

Mjeku kujdestar në QKUK, Agron Citaku, ka bërë të ditur se në minutat e parë të filliimit të vitit të ri nuk ka një fluks të madh të pacientëve.

“Kemi 7 raste me mjete pirroteknike dhe një me plumb qorr. Pjesa dërrmuese e tyre janë në shtëpi, ndërsa tre jemi duke i trajtuar. Lëndime kanë marrë më së shumti në duar dhe krahë”, tha ai.

Çfarë ndodhi në botë në vitin 2021?