Sporti

Lukaku tregon tri klubet që ka ëndërruar gjithmonë të luajë një ditë

12/31/2021 19:03
nga:E K

Lukaku tregon tri klubet që ka ëndërruar gjithmonë të luajë një ditë

Real Madrid, Barcelona dhe Bayern Munchen janë klubet për të cilat Romelu Lukaku ka punuar shumë në karrierën e tij që ta veshë fanellën e tyre një ditë.

Po të ishte ende pjesë e Interit, pas sezoneve fantastike, ai do të kishte mundësi të realizonte këtë ëndërr, por tani asnjëra prej tyre nuk është e interesuar për belgun.

Sido që të jetë, për Lukakun Reali, Barca e Bayerni janë klubet më të mira në botë.

“Në futboll tre janë skuadrat e nivelit absolut: Real Madrid, Barcelona dhe Bayern Munchen. Dua të tregohem i sinqertë: doja të shkruaja historinë time me Interin për t’u transferuar më pas te një nga këto klube nëse do më krijohej mundësia”, deklaroi Lukaku.