Chelsea po përballet me një krizë të madhe të mungesës së futbollistëve.
Me disa të lënduar e disa të infektuar me Covid, skuadra e Tuchel ndodhet në një situatë kaotike.
Gjermani pas barazimit ndaj Brightoni të mërkurën shpërtheu duke thënë se kështu ata nuk mund të konkurrojnë për titull, duke i përmendur rastet me Covid dhe të lënduarit.
Pas kësaj krize, Tuchel po mendon të rikthejë nga huazimi një futbollist.
I pyetur rreth thirrjes së Billy Gilmour në janar, Tuchel u shpreh: “Nuk e kam menduar akoma. Ndoshta duhet ta bëjmë menjëherë pas Liverpoolit. Nuk kemi diskutuar ende.”
Tuchel gjithashtu ka konfirmuar se Chilwell nuk do të paraqitet më për këtë sezon: “Fatkeqësisht sezoni duket se ka përfunduar për Ben Chilwell”, përfundoi gjermani.


