Showtime

Bëri lëmsh të gjithë! Ky është personazhi VIP më i përfoluri gjatë vitit 2021

01/02/2022 16:47
nga:Genita C

Këngëtarja Fjolla Morina është liruar nga paraburgimi në shtator të 2021 dhe përsëri ishte në qendër të vëmendjes duke u komentuar për jetën private.

Morina u aludua se është ndarë nga bashkëshorti, Fisnik Syla por një gjë të tillë e mohoi, shkruan GazetaBlic.

Kur të gjithë menduam se këngëtarja ishte personazhi më i përfolur gjatë këtij viti, ndodhën edhe shumë e shumë situata tjera të cilat kanë tërhequr vëmendjen mediatike.

Me datë 5 tetor 2021 u rikthye spektakli “Big Brother Vip” ku banorë ishte aktori Donald Veshaj i cili me të hyrë brenda shtëpisë trazoi ujrat.

Donaldi ka folur rreth jetës së tij private pak pikë hezitimi duke mos munguar emri i Bora Zemanit, të cilët ishin ndarë disa muaj më parë.

Bora Zemani u bë e ftuara speciale në një nga netët e spektaklit “BIG BROTHER VIP”.

Pas takimit me mikeshën e saj Semi, moderatorja Bora Zemani rezervoi një takim në shtëpinë e “Big Brother VIP” edhe me aktorin e humorit Donald Veshaj.

Të pyetur nga Arbana Osmani nëse e duan njëri-tjetrin ata janë përgjigjur se duan personin që kanë njohur dikur. Megjithatë Bora la të hapur mundësinë që të bisedojë me Donaldin mbi ndjenjat dhe marrëdhënien e tyre. Në atë moment takimi, Arbana e ngacmoi Donaldin duke i thënë se si reziston pa e puthur ndërsa Donaldi ia kthej që gjithësesi do ti dhurojë një puthje si shokë, por qe ai e puthi në buzë.

Pak javë më vonë Donaldi u tregua përsëri romantike, ku në 3 vjetorin e lidhjes së tyre ai vendosi që si dhuratë t’i dhurojë Borës qaforen e tij personale.Këtë qafore moderatorja e mbajti me vete pothujase në çdo fotografi, deri në momentin kur shoqja e saj Semi u largua nga shtëpia dhe filloi një situatë tjetër.

Kur askush nuk e priste, Donald Veshaj filloi lidhjen romantike me këngëtaren Beatrix Ramosaj dhe duke harruar që ka kamera, shkëmbyen puthje pasionante të cilat u kritikuan mjaft shumë.

Pas një kohe kjo lidhje e kritikuar nga të gjithë, u pranua më në fund duke mos u përmendur shumë brenda spektaklit.

Me disa ulje-ngritje, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj janë duke shijuar lidhjen e tyre të dashurisë ende brenda shtëpisë së “BBV”.

Kjo do të thotë që nga Fjolla Morina, Donald Veshaj u bë personi më i komentuar, më i kërkuar në çdo rrjet sociale dhe personi i cili tërheqi vëmendjen mediatike më së shumti gjatë vitit 2021./GazetaBlic/