Sporti

Ralf Rangnick tregon objektivat e Manchester United

12/31/2021 08:56
nga:Mergim Rreci

Fitorja ndaj Burnley i ndihmoi Manchester United të ngjitej në vendin e gjashtë në Premier League, megjithatë, Ralf Rangnick supozon se synimi është të përfundojë sezonin në top katërshen, pozicione që i japin kualifikim të drejtpërdrejtë në Champions League.

“Unë do të thoja se vendi i katërt është më i pakti. Ne do të vazhdojmë të evoluojmë dhe të ndërmarrim hapa për t’u rritur. Kjo ishte ndeshja e tetë radhazi pa humbje”, theksoi trajneri gjerman, përcjell GazetaBlic Sport.

“E dinim se do të ishte një lojë e vështirë, shumë fizike, por treguam se kemi cilësi. Ecuria e të gjithë ekipit ishte shumë më e mirë. Isha i kënaqur me paraqitjet e anësorëve tanë. Sancho dhe Mason Greenwood bënë mirë, përpjekjet e Cavanit dhe Ronaldos ishin fantastike.

I pyetur për lëvizjet e mundshme në tregun e transferimeve, i cili rihapet në janar: “Jam i fokusuar te lojtarët që kemi dhe kemi mjaft lojtarë në skuadër. Transferimi gjatë merkatos së dimrit ka kuptim vetëm nëse është për të përmirësuar cilësinë e ekipit. Deri më tani nuk kemi folur ende për këtë temë”, përfundoi Rangnick.

/GazetaBlic Sport/