Sporti

Gol dhe asist në fitoren e United ndaj Burnley, Ronaldo: Mënyra më e mirë për të mbyllur vitin

12/30/2021 23:53
nga:E K

Manchester United shënoi fitore komode në shtëpi ndaj Burnley me rezultat 3 – 1.

“Djajtë e Kuq” arkëtuan pikët e plota falë golave të McTominay, Sancho (u numërua si autogol i Mee) dhe Cristiano Ronalds.

Pas kësaj fitore, ka reaguar edhe Ronaldo përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Mënyra më e mirë për të mbyllur vitin! Fitore e madhe dhe gol”, shkroi portugezi.

Kështu, Ronaldo e mbylli këtë vit me 47 gola në total.