Showtime

Një astrologe në “Për’puthen”, ja se çfarë parashikime bëri për konkurrentët

12/30/2021 21:48
nga:Donika Fetahu

Në puntatën e sotme në “Përputhen 3”, përveç rikthimit të Mevlanit, ishte e ftuar një mysafire speciale, një astrologe.

Ajo shfaqi aftësit e saj si ‘parashikuese’, dhe u ndal tek çifti Mikela dhe Erjon, sipas saj dyshja do të dalin çift nga ky program dhe se do të kenë një lidhje afatgjate, kurse për Alesian dhe Albin i sheh bashkë vetëm nëse nuk do të lejojnë ndërhyrjen e një të treti, shrkuan GazetaBlic.

Astrologia: “Mezi futesh te shpirti i Mikelës, por po u fute nuk del më. Ka pjesën e përsosmërisë dhe arrogancës për të zgjidhur një problem të vetin por është shumë e duruar, ndërsa për Erjonin, ke një karakter shumë inteligjent, në jetë e ke zgjidhjen në duart e tua, ke aftësi sipërmarrje dhe nuk do lodhesh për asgjë në jetë. Gjysmën e dytë të jetës e keni shumë të lumtur dhe ju shoh çift në të ardhmen. Për mua do jenë çift se e shohin jetën bashkëjetesë dhe bashkëpunim. Mikela ka cilësi shumë të mira, nuk ta lë jetën bosh, por në vitet e para do të kenë problem çështje karakteri derisa të mësojnë tipin e njëri-tjetrit. Sa të kalojnë 4-5 vite”, ishte parashkimi  i astrologës sa i përket dyshës./GazetaBlic/