Sporti

Chilwell:”Operacioni rezultoi me sukses, do punojë si bishë për t’u rikthyer”

12/30/2021 22:23
nga:E K

Pas dëmtimit të pjesshëm të ligamentit kruciat në gju, të pësuar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, sezoni i Ben Chilwell, mbrojtësit të majtë të Chelsea, konsiderohet i mbyllur.

Reprezantuesi anglez ka siguruar fansat se do të punojë shumë që të rikthehet sa më shpejtë në fushë, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai në një postim të bërë në Instagram ka lajmëruar tifozët se operacioni i tij ka shkuar mirë dhe se tani do të fillojë punën për rikuperim.

“Doja t’i bëja të ditur të gjithëve pas një ndërhyrjeje që rezultoi e suksesshme. Ndihem shumë pozitiv dhe i motivuar për të punuar si bishë për t’u rikthyer në fushë sa më shpejt të jetë e mundur së bashku me shokët e mi për të ndihmuar klubin të fitojë sa më shumë trofe”, ka shkruar Chilwell në Instagram.

/GazetaBlic Sport.