Ainsley Maitland-Niles ka rënë dakord për kushtet personale me Romën, por Arsenali thuhet se dëshiron një opsion për të blerë për 15 milionë euro, ndërsa Giallorossi kanë ofruar 10 milionë euro.
Mbrojtësi i gjithanshëm anglez është gati të fluturojë në Romë për të përfunduar një huazim fillestar me një opsion për të blerë, përcjell GazetaBlic Sport.
Dy palët dukej se ishin shumë afër vetëm pak ditë më parë, por marrëveshja nuk është bërë ende, sipas raportimeve të shumta në Itali.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se Roma do të paguajë rreth 750,000 euro për huazimin e lojtarit deri në fund të sezonit, por problemi është se dy klubet nuk kanë rënë dakord për tarifën për transferimin e përhershëm të Maitland-Niles në Stadio Olimpico.
Roma ka ofruar 10 milionë euro, ndërsa Arsenali kërkon të paktën 15 milionë euro për ta shitur lojtarin përgjithmonë.
Ndërkohë, Maitland-Niles është shëruar nga COVID, kështu që ai do të fluturojë për në Romë sapo të marrë dritën jeshile nga klubi i tij.
/GazetaBlic Sport/


