Sporti

Lajm i mirë për Reali: Courtois testohet dy herë negativ për COVID

12/30/2021 18:34
nga:E K

Thibaut Courtois kreu dy teste të njëpasnjëshme PCR dhe të dyja rezultuan negative. Njoftimin e ka bërë vetë ai në rrjetet sociale.

Portieri belg tani është në pritje të një vendimi nga autoritetet shëndetësore në Madrid për të zbuluar nëse ai mund të përballet me Getafen, më 2 janar, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas gazetës Marca, uruguaiani Fede Valverde dhe francezi Eduardo Camavinga, i cili gjithashtu rezultoi pozitiv me Covid-19 dje, gjithashtu rezultoi negativ në testin e parë dhe janë në pritje të rezultateve të testit të dytë, i cili do të dihet vetëm nesër, të premten, ndërkohë, Vinicius Jr. mbetet pozitiv.

Megjithatë, Real Madridi ka konfirmuar se ka një lojtar më shumë të infektuar në skuadër, sulmuesin serb Luka Jovic.