Real Madrid ka njoftuar publikun për rastin e fundit pozitiv me koronavirus.
Skuadra spanjolle, ka njoftuar përmes rrjetit të tyre social, Twitter, se është paraqitur edhe një rast i ri me COVID-19, përcjell GazetaBlic Sport.
Bëhet fjalë për sulmuesin, Luka Jovic i cili ka rezultuar pozitiv në testet e fundit të bëra nga klubi.
“Real Madrid njofton se lojtari ynë Luka Jovic ka dal pozitiv për COVID-19”, shkruhet në komunikatë.
Comunicado Oficial. #RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) December 30, 2021
/GazetaBlic Sport/


