Sporti

Torres iu drejtohet tifozëve të Manchester Cityt me një letër emocionuese

12/30/2021 16:51
nga:E K

Ferran Torres është larguar nga Manchester City dhe ka përfunduar një transferim të përhershëm te Barcelona.

Kjo gjë tashmë është zyrtare dhe e konfirmuar nga dy klubet, shkruan GazetaBlic Sport.

21-vjeçari, i cili kaloi 16 muaj në Etihad Stadium, shënoi 16 gola në 43 paraqitje për Cityn në të gjitha garat.

Spanjolli pas largimit të tij nga Manchester City, iu drejtua tifozëve me një letër përshëndetëse.

Torres shprehu falenderimet dhe mirënjohjen e tij për kohën e kaluar te Manchester City.

“Qytetarët e mi të dashur. Lë shumë miq të mirë në Manchester, por do t’i kujtojë gjithmonë momentet e mrekullueshme dhe eksperiencën në zemrën time. Fatkeqësisht pandemia nuk me lejoi të shijoja gjërat plotësisht në Manchester, por viti i kaluar ishte i pabesueshëm për mua”.

“Te Man City u rrita jo vetëm si lojtar, por jam rritur si person gjithashtu. Jam më i fortë derisa përballem për sfidat e reja si lojtar profesional dhe isha vërtet i privilegjuar dhe më fat që përfaqësova fanellën e këtij klubi. Pavarësisht gjithë eksperiencës, të fitoja Premierligën dhe Carabao Cup dhe të isha në finalen e Ligës së Kampionëve, është shumë e rëndësishme për mua, një lidhje shumë e mirë me të gjithë ju, tifozët e ndershëm të Man Cityt”.

“Do të doja të falënderoja Pep Guardiolën, Ferran Soriano, Txiki dhe Omar që më dhanë mundësinë të isha pjesë e kësaj skuadre të mirë. Personalisht ndihem i kënaqur dhe falënderues për besimin që mu dha”.

“Mbi të gjithë dua të falënderojë bashkëlojtarët dhe gjithë pjesëtarët e stafit të Manchester Cityt. Tani jam duke u rikthyer në Spanjë, por do t’iu mbajë në zemër përgjithmonë dhe do festojë për të gjitha fitoret e juaj bashkë, javë brenda, javë jashtë. Sigurisht, lë një pjesë të zemrës në Mançester te City”, shkroi ai.

/GazetaBlic Sport/