“Dita e Veteranit” për të është më ndryshe.
Nuk ka as si ta gëzojë këtë festë që i dedikohet për kontributin që dha për çlirimin e vendit.
Festën po ia pamundësojnë kushtet e rënda në të cilat jeton, tash e 20 vjet.
Ish-ushtari i UÇK-së nga Podujeva, Vehbi Tahiri, jeton i vetëm në barakat e këtij qyteti.
Gruaja i vdiq para një viti e gjysmë, fëmijë nuk ka.
Tahiri thotë se baraka në të cilët jeton tash e 20 vjet nuk i plotëson kushtet për jetesë.
Ai thotë se ka bërë kërkesë në Komunë për t’ia ndërtuar një shtëpi, por deri më tani kërkesat e tij nuk janë marrë parasysh.
“Gruaja më ka vdekur para një viti. Unë jam duke jetuar në baraka që 20 vite d.m.th. Komuna nuk ka bërë asgjë këtu na kanë lanë. Unë jam pa strehë, unë jetojë vetëm. Kanë qenë të komunës, janë kanë bashkëpunëtorët e Halil Kastratit, por deri me tani nuk më kanë ndihmuar asgjë”, thotë ai për Front Online.
Veterani i UÇK-së, i cili luftoi në zonën e Llapit, thotë se pensionin që e merr nuk i mjafton për ndërtimin e shtëpisë.
“Pensionin e venerianit e marr, shteti nuk na ka ndihmuar asgjë, unë për momentin kam nevojë për një shpi, kërkesën e kam bërë në komunë”, rrëfen tutje ai.
Tahiri thotë se pavarësisht mundësive që ka pasur për të jetuar jashtë Kosovës, është kthyer për ta çliruar vendin, por asnjëherë nuk ka menduar se do të jeton në barakë.
“Unë nuk kam menduar që vinë gjëra kështu. Në luftë nuk kam shkuar për pension e as për kurrgjë se nuk e kam ditë a po na mbytin, unë kam ardhur prej Maqedonisë në luftë kam pasur mundësi me shku jashtë, por jam kthyer me luftu”, thotë ai.
Ai thotë se politikanët në Kosovë kanë menduar vetëm për vete.
“Gjëra po dihen, politikanët po mendojnë veç për veti, ka shumë familje që jetojnë në kushte të rënda jo veç unë. Qeveria duhet me i ditë kushtet tona, për me na bo një zgjidhje”, tha ai.
Ish-veterani i UÇK-së, festat e fund vitit do t’i pret i vetëm në barakat e Podujevës, por ai shpreson dhe iu bënë thirrje të gjitha atyre që kanë mundësi që në vitin 2022 t’i ndihmojnë në ndërtimin e një shtëpie.
“Nuk e di çka me thonë, ndoshta dikush del me më ndihmuar, iu kam bërë thirrje atyre që munden me më ndihmuar për një shtëpi”, u shpreh ai.
Sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, “Dita e Veteranit” shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.
Numri i veteranëve luftëtarë në Kosovë është 53,188 ndërsa invalidë janë 6,168 persona.
Dëshmorë janë 2,808 si dhe pjesëtarë 8,167 dhe Pjesëmarrës 5,596.
Të gjithë ata që dëshirojnë t’i ndihmojnë ish-luftëtarit të UCK-së, Vehbi Tahiri, ky është numrin i tij kontaktues +38345372480.



