Lajme

200.000 euro gjobë kush bën festa private në shtëpi- Greqia me masa ekstreme pas rritjes drastike të rasteve me Covid-19

12/30/2021 13:37
nga:Y I

Rritja e frikshme e rasteve me COVID, ka bërë që Greqia të vendosë masa të reja që fillojnë aplikimin që sot dhe parashikojnë gjoba më të rënda.

Dje u shënuan mbi 28 mijë raste të reja, dhe për këtë qeveria greke intensifikoi kufizimet për objektet argëtuese, por edhe në pronat private.

Për kryerjen e çdo forme mbledhjesh apo eventesh në një hapësirë private joprofesionale të marrë me qira për këtë qëllim, si dhe kryerjen e çdo forme tubimesh dhe ngjarjesh argëtuese në një hapësirë private për shërbime argëtuese muzikore” i jep gjobë administrative prej pesëdhjetë mijë (50.000) euro qiramarrësit ose koncesionarit të hapësirës private, joprofesionale në të cilën ka ndodhur ose ndodh ngjarja.

Gjoba e mësipërme ka të bëjë me shkeljen e parë, ndërsa për shkeljen e dytë gjoba është 200 000 euro ndaj qiramarrësit ose koncesionarit të hapësirës private, joprofesionale, në të cilën ka ndodhur ose ndodh ngjarja.

Edi Rama: Duhet të përgatitemi për një valë të re të COVID-19