Sporti

Matthijs de Ligt është objektivi numër 1 i Barcelonës për merkaton e verës

12/30/2021 12:55
nga:Mergim Rreci

Sipas La Gazzetta dello Sport, mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt është objektivi numër 1 i Barcelonës për merkaton e verës.

De Ligt iu bashkua Juventusit nga Ajax në një transferim prej 85 milionë euro në 2019. Barcelona ishte një nga klubet e interesuara për nënshkrimin e tij në atë kohë, por agjenti i lojtarit Mino Raiola shpjegoi se De Ligt zgjodhi Juventusin pasi ai mund të pëmirësohej në mbrojtje, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, përfaqësuesi i lojtarit ka pohuar së fundmi se klienti i tij është gati për një hap të ri përtej Juventusit, duke sugjeruar se ai mund të largohet nga Torino në verë.

Sipas La Gazzetta dello Sport, De Ligt mbetet në radarët e Barcelonës dhe është objektivi i tyre numër 1 për verën.

Mbetet për t’u parë se si katalanasit mund ta përballojnë nënshkrimin e tij duke pasur parasysh krizën e tyre financiare, por Barcelona është e vendosur të sigurojë nënshkrimin e De Ligt në korrik.

De Ligt do të ketë një klauzolë lirimi prej 125 milionë euro të përfshirë në kontratën e tij nga vera e ardhshme dhe Gazzetta mohon që Barcelona mund të aktivizojë një klauzolë më të ulët në rrethin prej 75 milionë euro për të nënshkruar me holandezin.

/GazetaBlic Sport/