Sporti

“Shpërthen” koronavirusi tek Atletico Madrid, kryesorët e klubit rezultojnë pozitivë

12/30/2021 11:30
nga:Mergim Rreci

Pas pushimit të Krishtlindjeve në La Liga, e gjithë skuadra e parë dhe anëtarët e stafit stërvitor iu nënshtruan testeve PCR, në përputhje me protokollin e LaLiga-s.

Simeone, Koke, Griezmann, Herrera dhe Joao Félix kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, njofton klubi, përcjell GazetaBlic Sport.

Të gjithë ata janë asimptomatikë dhe të izoluar në shtëpitë e tyre përkatëse, në përputhje të plotë me udhëzimet e autoriteteve shëndetësore

/GazetaBlic Sport/