Dashuria që mbollën për vite me radhë dhe suksesi që bashkërisht e arritën erdhi edhe në një fund jo të mirë për shumë çifte të njohura të estradës sonë.
Kjo dashuri e madhe nuk jepte as një dyshim të vogël se do të zgjasë kaq pak, ndaj gjithçka për çfarë luftuan u finalizua me një ndarje rrugësh. Njejtë sikurse pati shumë martesa në estradën tonë, gjatë vitit 2019 ka pasur edhe një numër të konsiderueshëm ndarjesh.
Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Moderatorja shqiptare, Bora Zemani ka qenë për një kohë të gjatë personazhi më i përfolur në mediet rozë për shkak të jetës private. Kishin kaluar 6 muaj nga ndarja e saj me aktorin e humorit, Donald Veshaj kur dyshja shkëmbyen një puthje romantike në një nga netët e spektaklit “Big Brother Vip”. Kjo ishte si shenjë e rikthimit të tyre por nuk ndodhi siç prisnim, Donaldi filloi lidhje të re brenda shtëpisë dhe u shpreh se mes tyre nuk do të ketë ribashkim.
Oriola Marashi dhe Eros Grezda

Modelja shqiptare, Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda i ndan rrugët pas një lidhje jo fort të gjatë. Krahas kësaj, dyshja me sa duket e shijuan në maksimun romancën e tyre duke shëtitur në vendet më luksoze dhe nuk munguan edhe dhuratat nga më të ndryshmet. E bukur ishte aq sa zgjati…
Cozman dhe Fjolla

Reperi shumë i njohur Cozman u rikthye në qendër të vëmendjes për shkak të një fotografie me të cilën konfirmoi lidhjen e tij të re. Për pak muaj dyshja i dhanë fund lidhje së tyre dhe sipas bukuroshes brune faji kryesor ishte tek reperi që e bëri lidhjen toksike.
Mozzik dhe Loredana

Bëjë bujë me ribashkimin e tyre por nuk zgjati shumë. Ndërsa po shijonin suksesin e albumit të përbashkët, No Rich Parents, reperja e famshme shqiptare tha se nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme por ruajnë një raport të mirë për hir të vajzës së tyre 3 vjeçare.
“Ai më ka dhënë dhuratën më të bukur të jetës sime. Pavarësisht ndarjes, ne arritëm të komunikonim bashkë, të rrisnim Hanën dhe të flisnim me njëri-tjetrin për të gjitha ulje-ngritjet. Kjo është ndoshta gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë.”, tha Loredana./GazetaBlic/


