Ilir Latifi do të kthehet në oktagon vitin e ardhshëm.
Luftëtari shqiptar do të përballet me Alexandr Romanov me 19 shkurt, shkruan GazetaBlic Sport.
Latifi zhvilloi një meç qershorin e kaluar në UFC, atje ku triumfoi ndaj Tanner Boser.
Nuk pritet të jetë aspak një luftë e lehtë për Latifin, duke pasur parasysh bilancin 100% që ka Alexandr Romanov, në UFC.
Ai ka luftuar 15 herë dhe ka triumfuar në të gjitha prej tyre, kurse Latifi ka 23 lufta, 15 preh tyre i ka fituar dhe 8 i ka humbur.
/GazetaBlic Sport/


