Dortmundi ka paralajmëruar Erling Haaland se ata duan që sulmuesi të vendosë se çfarë dëshiron të bëjë për të ardhmen e tij deri në fund të shkurtit.
Sipas Bild , Dortmundi dëshiron të dijë nëse lojtari do të aktivizojë klauzolën e përfundimit prej 75 milionë eurosh në fund të sezonit apo jo, përcjell GazetaBlic Sport.
Skuadra gjermane synon të përgatitet për sezonin e ardhshëm dhe duhet të kuptojë nëse do të llogarisë apo jo te golashënuesi.
Haaland vazhdon të lidhet me klubet kryesore evropiane dhe menaxheri i tij Mino Raiola ende nuk e ka sqaruar situatën.
/GazetaBlic Sport/


