Sporti

Manchester City nuk gabon në luftën për titull, fiton ndaj Brentfordit dhe largohet nga ndjekësit

12/29/2021 23:07
nga:Lorik J

Manchester City nuk gabon në luftën për titullin kampion të Premierligës.

Skuadra e Pep Guardiolës ka mbyllur vitin me fitore jashtë shtëpisë në takimin ndaj Brentfordit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Citizens” fituan me rezultatin minimal 0:1, për të arkëtuar tre pikë tejet të rëndësishme.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë sfidë e shënoi Phil Foden pas asistimit të Kevin De Bruyne pas 16 minutave lojë.

Manchester City ndodhet në vendin e parë me 50 pikë – kurse Brentford ndodhet në vendin e 14’të me 20 pikë.

/GazetaBlic Sport