Një këmbësor është goditur nga një automjet sonte, në rrugën “Fehmi Lladrovci”, në Prishtinë.
Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 21:30, në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore. Këmbësori është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, tha ajo.
Ahmeti shtoi se me rastin po merret Njësia e Trafikut Rajonal.