Instituti NAMI prezantoi një prototip të Lada Vesta me një autopilot të pajisur me teknologjinë e kontrollit autonom.
NAMI, instituti qendror shtetëror për kërkimin shkencor të automobilave, po e teston këtë model në kantierin e testimit dhe në kushtet e qytetit.
Lada “pa pilot” ka tre lloje të “vizionit” të makinerive – kamera video, radarë lazer që skanojnë mjedisin për të krijuar modele 3D, si dhe radarë tradicionalë.
Të gjitha këto sisteme funksionojnë në kombinim me hartat dixhitale të detajuara të zonës.
Instituti NAMI thekson se qëllimi përfundimtar i projektit është krijimi i një sistemi autonom që mund të instalohet në modele të ndryshme veturash.