Showtime

Besa Kokëdhima godet me një deklaratë Edi Ramën:”Atë energji që do ia japim Kosovës për festa, mos ia jepni borxh por faljani”

12/29/2021 18:40
nga:Donika Fetahu

Pas një krize energjetike që po përballet Kosova, reagimet nnga më të ndryshmet nuk munguan fare.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në twitter kishte thënë se ka kërkuar nga ministria e Energjisë që të vlerësojë çdo mundësi ndihme për Qeverinë e Kosovës, lidhur me krizën energjetike me të cilën po përballet vendi ynë, shkruan GazetaBlic.

Pas një postimi të till ka reagur këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima, përmes një psotimi në InstaStory, e cila bëri thirrje që energjia t’i falet Kosovës për festa dhe assesi të mos jepet hua./GazetaBlic/