Mesfushori kosovar Eris Abedini është bërë me skuadër të re, ku i është bashkuar skuadrës, FC Winterthur, që garon në Ligën e dytë të Zvicrës.
23-vjeçari që më herët ka përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës U21, ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2023.
Këtë e konfirmoi klubi zviceran përmes një komunikate zyrtare:
“FC Winterthur transferon Eris Abedinin për të përforcuar mbrojtjen. 23-vjeçari mesfushor vjen nga FC Chiasso dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2023. Ai supozohet të zëvendësojë të lënduarit Gezim Pepsi dhe Remo Arnold”, shkruhet në komunikatë.


