Romelu Lukaku nuk është rehat me momentin aktual te Chelsea.
Që nga ndeshja kundër Brentford më 16 tetor, sulmuesi belg nuk ka startuar në Premier League, ndaj i ka kërkuar trajnerit Thomas Tuchel që të jetë i qartë se si synon ta përdorë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Kam pasur disa biseda me trajnerin për atë që ai dëshiron nga unë. I thashë se jam lojtar shumëdimensional”, tha fillimisht Lukaku.
“Kam nevojë që të jeni të qartë se si doni të më përdorni dhe çfarë doni nga unë. Mund të vrapoj nga mbrojtja, mund të pres dhe të mbaj topin. Me kalimin e viteve këto kanë qenë veçori që kam shtuar në lojën time.”
Në ndeshjen e fundit ndaj Aston Villas, 28-vjeçari Lukaku u përdor sërish si zëvendësues. Ai hyri në pjesën e dytë, shënoi një gol dhe fitoi një penallti (e konvertuar nga Jorginho), duke ndihmuar në rikthimin e Chelseat (3-1) në Villa Park.
/GazetaBlic Sport/


