Spanjolli Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe do të mungojë në ndeshjen e së shtunës kundër Manchester Cityt, për xhiron e 21-të të Premier League.
“Mikel është i izoluar, siç tregohet nga udhëzimet e qeverisë. Ju dëshirojmë gjithë të mirat”, thuhet në një deklaratë të Arsenalit, përcjell GazetaBlic Sport.
Klubi londinez e pret të shtunën Manchester Cityn, liderin e Ligës angleze.
/GazetaBlic Sport/


