Sporti

Zyrtare: John Terry rikthehet tek Chelsea, tashmë jo si futbollist

12/29/2021 12:20
nga:Mergim Rreci

Ish futbollisti i Chelseas, John Terry do të rikthehet përsëri tek skuadra nga Londra, por tashmë jo si futbollist.

“Jam i lumtur të njoftoj se po kthehem në shtëpi dhe kam marrë një rol konsulence në akademi. Përveç dhënies së sesioneve të stërvitjes në terren, unë do të përfshihem në diskutimet e stërvitjes dhe mentorimin e lojtarëve të akademisë sonë”, njoftoi Terry, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai është shumë i dashur nga tifozët e kësaj skuadre, duke qenë për disa vite me radhë kapiten i kësaj skuadre.