Lajme

Kurti: Ekonomia pati rritje dyshifrore, kemi bonus prej 800 milionë euro

12/29/2021 12:18
nga:N M

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se një nga të arriturat më të mëdha të kësaj Qeverie, këtë vit rritja ekonomike. Ai deklaroi se në Kosovë ekonomia është dyfishuar.

Në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, Kurti tha se në rritjen ekonomike kanë ndikuar rritja e të hyrave dhe se ka pasur zvogëlim të shpenzimeve qeveritare.

Kurti tha se tani buxheti ka 800 milionë euro bonus.

“E arritur e theksuar në këtë vit është rritja ekonomike, praktikisht dy shifrore që ka bërë që të kemi një bonus prej 800 milionë euro në ekonominë tonë. Janë rritur të hyrat, janë zvogëluar shpenzimet e qeverisë, janë rritur të hyrat buxhetori dhe janë zvogëluar shpenzimet qeveritare. Të hyrat buxhetore janë rritur për 30%, eksportet krahasuar me vitin 2020 për 90% e madje 90% krahasuar me vitin 2019”, ka deklaruar ai.

Më tutje kryeministri tha se janë rritur edhe investimet e huaja direkte për 53% krahasuar me vitin e kaluar dhe 80% krahasuar me vitin 2019.

“Investimet e huaja direkte janë rritur krahasuar me vitin e kaluar për 53%, e 80% krahasuar me vitin 2019 sa i përket muajve të parë të vitit, ose tre çerekëve të parë siç bëhen matjet. Është interesante si në tremujorin e dytë kishim rritje ekonomike prej 16.3% ndërsa në tre mujorin e tretë 14.3%”, ka thënë më tutje Kurti.

Agim Veliu i reagon Abdixhikut: Lumir, hyre tinëzisht në LDK, je tepër i vogël t’ua mbyllësh dyert gardianëve