Sporti

Lajm i bujshëm nga Italia, sheikët e Newcastle do ta blejnë edhe klubin e Interit

12/29/2021 08:02
nga:Mergim Rreci

Konsorciumi saudit që bleu së fundmi Newcastle do të blejë gjithashtu italianët e Interit nga Suning për 884,109 milionë, një marrëveshje që duhet të shpallet në ditët në vijim.

Sipas International Business Times , tashmë operacioni do të përfundojë dhe dokumentacioni do të mbërrijë në Inter shumë shpejtë, përcjell GazetaBlic Sport.

Ky lajm vjen disa ditë pasi Suning tha se kriza që prek kompaninë është lehtësuar, por e vërteta është se kompania kineze ka kërkuar investitorë të rinj.