Sporti

Mbrojtësi i njohur konfirmon largimin në verë – Interi bën kontaktet e para

12/28/2021 23:37
nga:Lorik J

Mbrojtësi i Bundesligas, Matthias Ginter pak çaste më parë ka konfirmuar largimin nga Monchengladbach në fund të sezonit.

Ginter ka njoftuar se ai do të largohet si agjent i lirë në qershor, për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.

“Nuk po e zgjas kontratën me Borussia. Do të filloj një kapitull të ri në karrierën time, vendimi është marrë”, është shprehur Ginter.

Menjëherë pas këtij lajmi, duket se Interi ka shfaqur sinjalet e para për të synuar blerjen e mbrojtësit gjerman, ka theksuar gazetari i njohur, Fabrizio Romano.

‘Interi po konsideron Matthias Ginter si mundësi potenciale për agjent të lirë për verën e vitit 2022 – ai ka të njëjtin agjent të Çalhanoglu’, është shprehur Romano në Twitter.

Sipas Romanos, janë tre klube të interesuara për Ginter nga vende të ndryshme, me zikaltrit që tashmë është vendosur të nënshkruajë me André Onanën si i lirë për sezonin 22/23.