Sporti

Mbappe flet për të ardhmen, tregon se ku do ta përfundojë sezonin

12/28/2021 19:22
nga:Lorik J

Me përfundimin e kontratës së tij këtë verë, Kylian Mbappé mund të nisë negociatat me skuadrat më 1 janar 2022.

Pavarësisht interesimit nga Real Madrid, e ardhmja e afërt e sulmuesit francez 21-vjeçar duket se nuk do të jetë në Madrid, përcjell GazetaBlic Sport.

Garancia është dhënë nga lojtari në një intervistë për CNN.

“Unë jam në PSG dhe jam i lumtur. Është 100% e garantuar që do ta përfundoj sezonin këtu dhe premtoj se do të jap gjithçka për ta ndihmuar skuadrën të fitojë Champions League, kampionatin dhe Kupën e Francës”, shpjegoi ai.

/GazetaBlic Sport