Kylian Mbappe dhe Robert Lewandowski kanë dhënë mendimet e tyre në lidhje me Kupën e Botës e cila ishte planifikuar që të mbahet çdo dy vjet.
Ishte përpiluar si ide nga trajneri i Arsenalit, Wenger dhe ishte mbështetur nga një grup njerëzish, megjithatë, pjesa më e madhe e Federatave dhe futbollistëve me renome janë shfaqur kundër këtij projekti, përcjell GazetaBlic Sport.
Së fundmi dyshja Lewandowski dhe Mbappe nuk e kanë pëlqyer këtë ide, duke e cilësuar si të pakuptimtë këtë nismë.
“Nëse Kupa e Botës do të zhvillohej çdo dy vite, do ta bënte këtë garë normale, dhe kështu nuk duhet të jetë. Brenda një sezoni, neve do na duhet të luajmë 60 ndeshje. Evropiani, Kupa e Botës, Liga e Kombeve, neve na pëlqen të luajmë por është shumë. Nëse njerëzit dëshirojnë të shohin kualitet, unë mendoj se neve na duhet pushim”, tha Mbappe.
Robert Lewandowski poashtu dha të njëjtin mendim me të, duke thënë se është e pamundur për trupin dhe mendjen që të performojnë në të njëjtin nivel.
“Kemi shumë ndeshje çdo vit, javë tejet të zëna. Nëse dëshiron t’iu japësh tifozëve diçka ndryshe, na nevojitet pushim. Duhet të shikojmë drejt së ardhmes, nëse dëshirojmë që Botërori të zhvillohet çdo dy vite, niveli do të zbresë. Është e pamundur për trupin dhe mendjen që të performojnë në të njëjtin nivel”, tha Lewandowski.
/GazetaBlic Sport/


