Trekëndëshi, Donald-Bora-Beatrix ka prekur edhe të dashurën e Romeos e cila ishte e ftuar së fundi në një emision ku foli rreth kësaj teme.
Kjo nuk mjaftoi, Aleksia në çdo postim që bën ka komente të tilla rreth Donaldit të cilat ka vendosur t’i publikojë në rrjetet sociale, shkruan GazetaBlic.
Njëri nga ndjekësit e saj e quajti Donaldin “tradhëtar” dhe i kërkoi të ndahej nga Romeo.
Aleksia nuk ka hezituar të përgjigjet në rrjetet sociale duke u shprehur se kjo është hera e fundit që flet rreth kësaj teme.
“Ke një foto me nusen në profil dhe më ke dërguar 10 mesazhe ku thua: shpirt, zemër, ylli dhe gjykon Donaldin që ishte beqar. Është kulmi të kryqëzohet nga njerëz si puna jote që mashtrojnë, tradhtojnë, mbajnë të dashuruar dhe prishin familje është hipokrizia më e madhe”, u shpreh Aleksia./GazetaBlic/



