Sipas raportimeve në Itali, Girondin de Bordeaux ka informuar Milanin se Yacine Adli nuk do të transferohet në “San Siro” para fundit të sezonit, kështu që kuqezinjtë duhet të kërkojnë diku tjetër për përforcimet e janarit.
Adli nënshkroi me Milanin në verë, duke përfunduar një lëvizje të përhershme prej 10 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.
Lojtari ka qëndruar në klubin e tij në formë huazimi deri në fund të sezonit, por Milani donte ta merrte në San Siro gjashtë muaj përpara.
Megjithatë, sipas Calciomercato.com, skuadra e Ligue 1 ka vendosur të mos lejojë Adli të bashkohet me Milanin para fundit të sezonit, kështu që gjigantët e Serisë A do të kërkojnë objektiva alternative të transferimit në janar.
Milani nuk ka nevojë vetëm për një zëvendësues të Simon Kjaer në mbrojtje, por po kërkon edhe të paktën një mesfushor të ri.
Franck Kessié dhe Ismael Bennacer do të luajnë në Kupën e Kombeve të Afrikës nga janari në shkurt dhe Stefano Pioli ka nevojë për një opsion më shumë për rolin e mesfushës sulmuese.
Brahim Diaz nuk ka arritur të bëjë përshtypje që nga rikuperimi nga COVID, duke regjistruar vetëm dy asistime në tetë ndeshje në Serie A që nga nëntori.
/GazetaBlic Sport/


