Lajme

Po ecte me çadër në dorë, shini pamjet e pazakonta kur 35 vjeçari goditet nga rrufeja, mbetet i shtrirë në tokë

12/28/2021 11:37
nga:Y I

Një ngjarje rrallë dhe e pazakontë është kapur nga kamerat e sigurisë në Indonezi.

Një punonjës i sigurimit që po lëvizte me çadër në dorë është goditur nga rrufeja. Si pasojë e goditjes, burri ka rënë pa ndjenja në tokë.

E gjithë ngjarja ndodhi në fshatin Sukapura në Cilincing në veri të Xhakartës, ku si pasojë e rrufesë çadra është përfshirë nga flakët, ndërsa burri në moshën 35 vjeçare sipas videos së publikuar shihet i shtrirë në tokë pa vetëdije.

Abdul Rosyid, pasi u godit nga rrufeja, u dërgua me urgjencë në spital, ku dhe është bërë e ditur se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai ka pësuar djegie në duar, por megjithatë gjendja e tij shëndetësore tashmë paraqitet e stabilizuar.