Hajdutët kanë thyer banesën e ikonës së muzikës shqiptare Vaçe Zela në Tiranë.
Banesa në të cilën nuk banon askush momentalisht u gjet në gjendje të tmerrshme nga e motra e këngëtares, e cila kujdeset për të.
“Rreth orës 19:45 shkova në shtëpi si përherë dhe vura re se dera nuk ishte e kyçur por u hap menjëherë sapo e preka. Hyra brenda dhe pash rrëmujë, rrobat i kishin hedhur për tokë ndaj menjëherë njoftova fqinjën në katin e sipërm që njoftoi policinë”, tha motra e këngëtares, e cila ka ndërruar jetë në shkurt të vitit 2014 në Zvicër ku po jetonte vitet e fundit.
Mes gjërave të vjedhura janë edhe disa bizhuteri dhe dekorata e dhënë për artisten nga Presidenti i Republikës.
Autorët ende nuk janë identifikuar por policia shpresoj tek një fije floku e gjetur në banesë pas egzaminimit që do t’i dërgojë në kapjen e tyre.