Iliri, Meridiani dhe Antonela janë në nominim qysh nga e premta pasi mbetën tre të fundit që nuk u shpëtuan nga banorët tjerë.
Spektaklin e kaluar, Antonela pati një debat të ashpër me Big Mamën duke thënë se këngëtarja e kishte ofenduar në gjuhën serbe, shkruan GazetaBlic.
Kjo bëri që Big Mama të lërë përgjithmonë shtëpinë e “Big Brother Vip”, teksa në anën tjetër kritikat e ashpëra për Antonelën nuk munguan.
Krahas kësaj, ditën e djeshme është publikuar promoja e emisionit ku zbuloi se Antonela do të hap kutinë e “Pandorës” e cila zakonisht bëhet në fund të programit.
View this post on Instagram
Kjo bëri që shumë ndjekës të këtij programi të dyshojnë se Antonela nuk largohet sonte nga “BBV”.
Madje kjo është publikuar edhe në Instagramin e blogger-it, Olti Currit./GazetaBlic/



