Sporti

Në Barcelonë apo Manchester City, Haaland mes dilemave të mëdha

12/28/2021 09:22
nga:Mergim Rreci

Manchester City është i përgatitur të bëjë gjithçka në garën për Erling Haaland, duke rivalizuar Barcelonën për shërbimet e tij, sipas Sport.

Skuadra e Bundesligës tashmë ka këmbëngulur se ata nuk do ta shesin futbollistin e tyre në dimër, por mund të japin lejën e largimit për në fund të sezonit aktual, përcjell GazetaBlic Sport.

E ardhmja e norvegjezit të lindur në Leeds ka qenë një nga sagat e sezonit – dhe tani kampionët e Premier Leagu janë të prirur të kërkojnë me çdo kusht shërbimet e tij.

Por, takimi i fundit mes Raiolas dhe drejtuesve të Barcelonës ka krijuar jo pak polemika, me sulmuesin që ka si alternativë edhe kalimin në “Camp Nou”.

/GazetaBlic Sport/