Sporti

Cafu nuk ka dilema: Ja kundërshtari më i vështirë dhe futbollisti më i mirë për mua

12/27/2021 16:07
nga:Lorik J

“Unë jam një tifoz futbolli, sidomos i lojtarëve të mëdhenj. Unë jam tifoz i Messit, ai e meritoi Topin e Artë”. Braziliani Cafu nuk ka dyshime. Ish-mbrojtësi i Romës dhe Milanit, i cili dha një intervistë për gazetën argjentinase “Olé”, i thur lavde sulmuesit të PSG-së:

“Çdo vit që kalon, Leo ka më shumë përvojë. Ai ka fituar shtatë ‘Topa të Artë’ dhe për më shumë se 15 vite ka qenë mes vendit të parë dhe të dytë. Çfarë mund të thuash për një lojtar të tillë?

Messi është një lojtar që kënaq sytë e gjithë botës duke luajtur futboll, përfshirë edhe ne brazilianët”.

Cafu më pas ka rrëfyer se kundërshtari më i vështirë që ka hasur në karrierë ka qenë Maradona, me të cilin është përballur në një ndeshje miqësore mes San Paolo dhe Sevilla:

“Dieguito ishte një fenomen, kundërshtari më i vështirë që kam pasur përballë. Kam shumë dashuri dhe respekt për të”.