Showtime

U komentua shumë shenja që Donaldi bëri në shtëpinë e BB VIP, zbulohet “misteri” i tij

12/27/2021 10:16
nga:Gazeta Blic

Në shtëpinë e “Big Brother VIP”, një nga banorët më të përfolur është Donald Veshaj. Ky i fundit herë pas here është parë teksa ka bërë një simbol me duar, të cilin askush nuk e dinte se çfarë i referohej.

Aludime të shumta kanë qenë me faktin se kjo shenjë mund të kishte lidhje me ish-partneren e tij, Bora Zemanin.

Por së fundmi, vëllai i tij binjak Romeo Veshaj, ka publikuar një foto në llogarinë e tij në “Instagram”. Në story-in e tij, ai ka fotografuar dorën e tij, ku ka bërë një simbol me dorë, të njejtë me atë të shumëpërfolur të Donaldit.

Tashmë, është kuptuar që kjo është një shenjë mes vëllezërve binjakë, të cilët kanë gjetur mënyrën e komunikimit me njeri-tjetrin, me anë të gjuhës së shenjave.

Rikujtojmë se me hyrjen e Romeo Veshajt në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka patur dyshime dhe aludime nga më të ndryshmet, që lidhen me një komunikim sekret të mundshëm që Romeo mund t’i ketë bërë Donaldit.

Njerëzit kanë dyshime se Romeo mund të jetë bërë shkas për krisjen e dyshes Donald-Beatrix.