Sporti

Ylli i Napolit infektohet me COVID-19!

12/26/2021 18:00
nga:Lorik J

Fabian Ruiz është infektuar me koronavirus.

Futbollisti spanjoll i Napolit ka kryer testin teksa ishte kthyer në vendlindje për të zbuluar  se ka virusin, përcjell GazetaBlic Sport.

“Fabian Ruiz rezultoi pozitiv për Covid-19 pas një tampon molekular të kryer në Spanjë. Lojtari, i vaksinuar rregullisht, është asimptomatik dhe do të respektojë periudhën e izolimit në shtëpinë e tij”, shkruan klubi i Napolit në komunikatën zyrtare.

/GazetaBlic Sport