Lajme

Vidhet në Çagllavicë vetura me vlerë gati 70 mijë euro

12/26/2021 16:52
nga:Q R

Një veturë është vjedhur gjatë ditës së sotme në Çagllavicë.

Sipas njoftimit në faqen “Marakli t’kerreve”, vetura është e modelit “Audi Q7”.

Automjeti në fjalë është ngjyrë e bardhë, ndërsa përmes postimit në faqen e lartëcekut është kërkuar edhe bashkëpunimi i qytetarëve.

Atyre i është kërkuar që në rast se shohin automjetin në fjalë, të lajmërojnë Policinë e Kosovës.