Showtime

Fejohet këngëtarja e njohur, i thotë “PO” propozimit nga i dashuri i saj

12/26/2021 16:57
nga:Donika Fetahu

Këngëtarja e njohur i ka thënë “Po” propozimit për fejesë nga i dashuri i saj.

Bëhet fjalë për JoJo dhe të dashurin e saj Dexter Darden.

 

“Përgjithmonë me ty? Duke festuar Krishtlindjet si e fejuar tani!!”, shkroi JoJo shkroi krahas fotografive dhe videove nga propozimi të cilat i postoi në Instagram.

“Qenia njerëzore më krijuese, pozitive, e pashme, e fortë, e dashur, më kërkoi të martohesha me të. Pra, padyshim që thashë PO! Faleminderit për surprizën më epike të ditëlindjes ndonjëherë”, shkroi këngëtarja.