Sporti

Zyrtare: Shtyhet edhe një ndeshje në Premier League

12/26/2021 15:59
nga:E K

Është shtyrë edhe një ndeshje në kampionatin elitar të futbollit anglez.

Ndeshja mes Leeds United dhe Aston Villa nuk do të luhet sipas orarit të parashikuar.

E planifikuar për 28 dhjetor, ndeshja mes Leeds e Aston Villa do të zë vend në një datë tjetër, akoma të pacaktuar.

Ky vendim është marrë pas një kërkese të nisur nga skuadrat.

Tashmë janë bërë një numër i konsiderueshëm i ndeshjeve të Premier League që po shtyhen si pasojë e Covid-19.