Deputeti AAK-së, Besnik Tahiri, sot ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti i cili gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së tha se krimi i organizuar ka zbarkuar nëpër komuna, përcjell Gazeta Blic
Tahiri ka kërkuar nga Kurti që të merret me krizen energjetike dhe të gjejë zgjidhje për Vitin e Ri.
I menjëhershëm ishte ragimi i deputeti të LVV-së, Mefail Bajqinovci, i cili ju drejtua Tahirit duke i thënë “çështë kjo mizë pas veshit”
“Kur e pashë titullin “Tahiri i reagon Kurtit” mendova mos është fjala për Abelard Tahirin ose ndoshta edhe Edita Tahirin. Mirëpo qenka Besniku! Pse po mendon Besnik Tahiri që KM e ka pasur fjalën për ndonjë komunë ku kryetari është i AAK-së? Ç’është kjo mizë pas veshit të Tahirit?”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.
Postimi i plotë:


