Real Madridi po vazhdon të kërkojë transferimin e mbrojtësit të Chelseat, Antonio Rudiger.
Sipas mediumit anglez, The Athletic, klubi madrilen do të nënshkruajë një parakontratë me lojtarin në janar – kurse në verë do të kalojë në klubin e madh spanjoll si lojtar i lirë, përcjell GazetaBlic Sport.
Lojtarët e Madridit presin që Rudiger të arrijë në fund të sezonit nga Chelsea si transferim i lirë, raporton The Telegraph.
Marrëveshja aktuale e gjermanit me Chelsea skadon në fund të sezonit dhe aventura e gjermanit në Londër duket drejtë fundit pasi ai nuk po rinovon kontratën.
/GazetaBlic Sport/


