Sporti

Legjenda Pele lirohet nga spitali, feston Krishtlinjdet në shtëpi

12/25/2021 23:47
nga:Mergim Rreci

Legjenda Pelé, 81 vjeç, u lirua pas dy javësh sa ishte në spital dhe tashmë ka kaluar Krishtlindjet në shtëpi.

“Pacienti është stabil dhe do të ndjekë trajtimin e tumorit të zorrës së trashë, i identifikuar në shtator të këtij viti”, njoftoi Spitali Israelita Albert Einstein, në Sao Paulo, përcjell GazetaBlic Sport.

Kujtojmë se, më 4 shtator, Pelé ishte operuar për të hequr një tumor të zorrës së trashë të zbuluar gjatë ekzaminimeve rutinë.

Pele