Një person i armatosur është arrestuar brenda perimetrit të sigurisë së Kështjellës Windsor, ku ndodhet Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth për të festuar Krishtlindjen.
I arrestuari është një 19-vjeçar. Ai është ndalur nga forcat e sigurisë së familjes mbretërore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 dhe familja mbretërore britanike është informuar.
Policia tha se “një hetim është duke vazhduar pas këtij incidenti”. Personi është arrestuar me dyshimin për hyrje në zonën e ndaluar dhe armëmbajtje pa leje.
Mbretëresha po kalon ditën e Krishtlindjeve në Kështjellën Windsor dhe pritej të drekonte me Princin e Uellsit, dukeshën e Cornwall-it dhe konti dhe kontesha e Wessex.
Charles, Camilla, Edward dhe Sophie, së bashku me fëmijët e tyre Lady Louise dhe James, Viscount Severn, morën pjesë në një shërbesë kishtare në Kapelën e Shën Gjergjit, në territorin e kështjellës, në orën 10:45 të mëngjesit të Krishtlindjes.
/GSH/
Rekord rastesh me Covid-19 në Francë, paralajmërohen masa të reja


